Spanjë, mbi katër milionë të papunë

Në Spanjë shifrat e papunësisë që ishin ulur për 4 muaj me radhë, në muajin gusht kanë filluar të rriten përsëri.
Sipas shifrave të deklaruara nga Ministria e Punës së Spanjës, numri i personave të pa punë pas rënies prej katër muajsh, është rritur për herë të parë në muajin gusht dhe në gjendjen aktuale ka arritur në katër milionë e 130 mijë e 927 të papunë.
Ndërkohë që në krahasim me muajin korrik, gushti ka pasur një rritje prej 1.25 për qind që do të thotë se edhe 51 mijë e 185 persona të tjerë kanë mbetur pa punë.
Në muajin gusht papunësia është rritur kryesisht në sektorin e shërbimit dhe atë e kanë ndjekur sektorët e ndërtimit dhe industrisë.