Kunder demshperblimit CEZ ankesa per kontraten e re

Përcaktimet e reja të detyrimeve që CEZ duhet të ketë ndaj klientëve të saj sollën debate mes përfaqësuesve të kësaj kompanie dhe drejtuesve të Entit Rregullator të Energjisë. Në seancën e fundit dëgjimore, që u zhvillua në Tiranë, pas prezantimit të kontratës së re pati kundërshti nga juristët e CEZ-it.
“Janë parashikuar ndërprerje të planifikuara që bëhen për shkak të remonteve dhe riparimeve të ndryshme si dhe ndërprerje të paplanifikuara. Këto janë difektet. Për këto dy të fundit, Enti Rregullator ka parashikuar dhe në rregulloren për cilësinë e shërbimit, mënyrat se si do të bëhen këto ndërprerje, afatet e kryerjes së tyre, rregullat e regjistrimit, kohëzgjatja”-tha Entela Çipa, përfaqësuese e ERE-s.
“Ligji shqiptar i lejon OST-së një diferencë + ose – 10 % të furnizimit me energji elektrike në rrjetin e tensionit të lartë 120 apo 110 kilovolt. Një tolerancë të tillë e vendos kompaninë në një pozitë vërtetë të vështirë për të arritur ata tregues të tensionit që paraqiten”-tha Admirim Lakra, drejtori i shpërndarjes, CEZ.
Pikë e nxehtë e kontratës ishte dhe për dëmshpërblimin në rastet kur energjia ndërpritet pa njoftim, çka dhe sjell dëm ekonomik të konsumatorët.
“Te afatet e pagesës dhe të ndërprerjes. Ata kërkojnë që ndërprerja e energjisë elektrike për konsumatorët të bëhet menjëherë pas mbarimit të afatit të pagesës, jo 30 ditë më pas, siç e kemi parashikuar ne”-tha Çipa.
“Për situatën e rrjetit në të cilën ndodhemi është absolutisht e pa aplikueshme dhe e papranueshëm koncepti i dëmshpërblimit automatik. Dua të theksoj që edhe një pjesë e vendeve të zhvilluara të Europës nuk e kanë një koncept të tillë të dëmshpërblimit automatik”-tha Lakra.
Drafti i kontratës së re që është përpiluar nga ERE ju është dorëzuar gjatë muajit gusht CEZ-ut dhe grupeve të interesit, seanca e sotshme dëgjimore ishte e treta dhe e fundit. Pas marrjes së mendimeve për këtë draft, brenda muajit shtator do të kemi dhe vendimin për kontratën përfundimtare.
Florian Papadhimitri