E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu imobiliar rriten qirate e apartamenteve

Muaji shtator pritet të njohë rritje të qerave të apartamenteve dhe garsonierave në Tiranë. Pas disa muajsh mosndryshimi do të jetë pjesa e qerave që do të rigjallërojë tregun e pasurive të paluajtshme. Në agjencitë imobiliarë thonë se interesi po vjen në rritje, kryesisht për ambientet e banimit që janë të mobiluara.

“Përgjithësisht në muajin shtator, pothuajse çdo vit, kërkesa për marrjen me qira të apartamenteve është shumë herë më e lartë se në çdo muaj tjetër të vitit. Kërkesat kryesore janë nga studentët. Kërkesa reflekton edhe në rritjen e çmimeve. Çmimi minimal për një garsonierë shkon në 12000- 15000 lekë dhe çmimi maksimal për një garsoniere shkon nga 20000- 25000 lekë. Për një apartament 1+1, e mobiluar, çmimi minimal shkon 20000-25000 lekë”- thotë Genti Filaj nga “Alpha information”.

E njejta tendencë vihet re dhe në qytetet ku ka universitete. Kështu kërkesa për marrje me qera të apartamenteve ka në Vlorë, Korçë, Shkodër dhe Elbasan. Agjencitë imobiliare shprehen se kjo është një periudhë e ngarkuar, por shumë e volitshme për ata që zotërojnë pasuri të paluajtshme. Gjithsesi kërkesa ngelet për qeratë e ulta dhe për hapësira me jo më shumë se 2 dhoma gjumi.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›