Rënia me Arsye
Aktori, Ryan Phillippe do të luaj në trilerin e regjisorit Sheldon Turner, "By Virtue fall" (Rënia me Arsye).
Nga Express më 27 prill 2011 në ora 09:45
Ryan Phillippe do të luaj kriminelin e ri që përfundoi në burg për shkak se mentori i tij ia kishte kurdisur një akuzë të rrejshme. Pas daljes nga burgu ai fillon hakmarrjen...
Në film luajnë edhe Eric Bana, James Spader, Carla Gugino, etj.
Për Turner ky është projekti i pari si regjisor, ngase deri më tani punoi si skenarist, në filmat si “Up in the Air” (Në Ajër), me George Clooney, etj.
Premiera e "By Virtue fall" do të jetë vitin e ardhshëm.
Phillippe ndërkaq njihet nga filmat “Flags of Our Fathers” (Flamujt e Baballarëve Tanë), "Setup" (Kurthi), “The Lincoln Lawyer”(Avokati nga Linkolni), etj.