I ardhur nga perandoria e kartonit
Artur Dauti i perket brezit te dyte te animatoreve te Kinostudios Shqiperia e Re qe sot nuk ekziston me. Si shume te tjere edhe Dauti rralle e me rralle shfaqet me ndonje projekt te filmit te animuar qe prodhohet me veshtiresi te medha. Por nuk ka qene me pak e lehte koha kur ngrihej Studioja e Filmit te Animuar me 1975 pjese e te ciles ai u be pak me vone pas studimeve.
Krijimtarine e tij te zgjedhur nga fillimet e deri me sot prezanton sot Arkivi Qendror Shteteror i Filmit duke mbyllur muajin kushtuar Filmit te Animuar. Sot ora 12.00 autori eshte i pranishem gjate projeksionit te filmave Zeri i gjakut zeri i tokes 1985 12 Vur kopan 1989 8 Gjiganti i vetmuar 1993 8 Tuneli 2000 7 dhe premiera e filmit te tij te fundit Torollaku 2010 9.
Artur Dauti 1957 e kapi kete gjini ne periudhen kur aplikohej ende teknika tradicionale. Fillimisht ka qene kartoni nje teknike e thjeshte per tu realizuar cka kushtezonte edhe dramaturgjine e cila mendohej nje lloj dramaturgjie argetuese dhe vete filmi i animuar si mjet edukues se sa si nje lloj gjinie e mirefillte filmike.
Me vone filloi celofani qe ishte nje teknologji me e avancuar por qe kerkonte me shume pune. Por Dauti ka provuar jo pak teknika te animacionit si vizatim akuarel plasteline siluete kolazh etj.. Filmi i tij i pare vizatimor eshte Genjeshtra i ka kembet e shkurtra i vitit 1981. Ka realizuar rreth 22 filma dhe eshte vleresuar me disa cmime kombetare dhe nderkombetare.