E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anastasi: Grupi i PS duhet të kishte një kryetar

 Kostitucionalistja e njohur, Aurela Anastasi tha pak ditë më parë për “Panorama”, se heqja e mandatit të deputetëve nuk mund të bëhet për të gjithë grupin, por për deputetë të veçantë. Por sipas saj, një gjë e tillë do kërkonte sjelljen e deputetëve socialistë si grup dhe për këtë duhet të kishte një kryetar grupi. “Zbatimi i nenit 71 të Kushtetutës nuk do ta zgjidhte krizën e përfaqësimit në Kuvend, pasi zgjidhja juridike do të ishte e pamjaftueshme. Kjo për faktin, se deputetët e opozitës sillen si një grup parlamentar, pavarësisht se nuk janë organizuar si të tillë dhe as nuk kanë propozuar një kryetar të grupit të tyre (do të ishte mirë ta kishin bërë edhe pse jashtë Kuvendit). Nëse Kuvendi, do të vendoste mbarimin e mandatit të anëtarëve të opozitës një e nga një, atëherë do të vazhdonte procedura e parashikuar në Kodin Zgjedhor për zëvendësimin e mandateve të ndërprera”, u shpreh Anastasi. Ky parashtrim i juristes së njohur kërkon dhe zhvillimin sa më shpejt të zgjedhjeve të drejtuesve të deputetëve të PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›