E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rënie e ndjeshme e ekonomisë ruse

Moskë - Kriza ekonomike që ka pushtuar mbarë botën, po rëndon së tepërmi edhe në rusi. Ndikimin negativ të krizës në vend tashmë e kanë pranuar edhe vetë autoritetet qeveritare. Ka qenë Zv. ministri rus i ekonomisë, Andrei Klepach I cili ka bërë të ditur se ekonomia ruse ka hyrë në recesion. “Nuk mund të mendohen të njëjtat ritme të ritjes së ekonomisë në vend për vitin e ardhshëm. “Rritja ekonomike në vitin 2008 do të jetë më e ulët se 6.8 përqind siç ishte parashikuar më parë. Ekonomia ruse në vitin 2007 u rrit për 8.1 përqind ndërkaq në 2006 7.4 përqind”, ka thënë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›