Blagojeviç mund të pushohet nga puna
Illinoi - Guvernatori i Illinoit Rod Blagojeviç mund të largohet nga posti. Kështu ka deklaruar Prokurorja e Përgjithshme e shtetit Illinoi Lisa Madigan, sipas së cilës ajo mund të ndërmarrë hapa ligjorë për ta detyruar atë të largohet nga posti pas zhvillimeve të fundit. “Unë do ti drejtohem Gjykatës së Lartë të shtetit për të shpallur guvernatorin, i cili është demokrat, si edhe ajo, të paaftë për të mbajtur postin”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë, Blagojeviç akuzohet se ka kërkuar rryshete dha favore në shkëmbim të caktimit të senatorit që do të zinte vendin e mbetur bosh në Senat pas largimit të presidentit të zgjedhur Barak Obama.
Ndërkohë, Blagojeviç akuzohet se ka kërkuar rryshete dha favore në shkëmbim të caktimit të senatorit që do të zinte vendin e mbetur bosh në Senat pas largimit të presidentit të zgjedhur Barak Obama.