Rusia tërheq trupat nga kufiri me Gjerogjinë
Tbilisi - Pas ankesave që Tbilisi zyrtar bëri lidhur me praninë e trupave ruse në kufirin gjeorgjiano-osetë, Moska zyrtare ka urdhëruar largimin e ushtarëve të saj nga ky territori. Lajmin e kanë konfirmuar monitoruesit e Bashkimit Evropian, sipas të cilëve trupat ruse janë tërhequr nga fshati Perevi në afërsi të kufirit de fakto të rajonit të Osetisë Jugore.
Tbilisi pretendonte se prezenca ruse në atë rajon e shkel armëpushimin midis dy vendeve pas luftës së muajit gusht.
Tbilisi pretendonte se prezenca ruse në atë rajon e shkel armëpushimin midis dy vendeve pas luftës së muajit gusht.