E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reno ikën nga Franca

Prodhuesi francez i automobilave, Renault, ka lajmëruar se do të ikë bashkë me industrinë e saj nga Franca.

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, siç lajmëron BBC-ja, personalisht ka bërë presion që prodhimtaria e fabrikës në Paris të vazhdojë.

Sarkozy tha se nuk ka investuar para shtetërore në kompanitë automobilistike që të shpërngulin prodhimtarinë jashtë vendit. Kompania automobilistike franceze, “Renault” njoftoi se modeli i ri “Clio” do të prodhohet si në Turqi, ashtu edhe në Francë, krahas zërave se prodhimtaria do të jetë tërësisht jashtë Francës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›