E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rensing, Kahn i del ne mbrojtje

Pas fjaleve jo te mira te presidentit Rumennige nuk kane munguar as kritikat nga ish gardiani i portes bavareze, Oliver Kahn, i cili nuk e sheh si pasuesin e tij te riun gjerman, por ai kerkon qe drejtuesit ta mbrojne.

Kritika shume te ashpra, ditet e fundit jane adresuar ndaj portierit te Bayern Munchen, Rensing. Pas fjaleve jo te mira te presidentit Rumennige nuk kane munguar as kritikat nga ish gardiani i portes bavareze, Oliver Kahn, i cili nuk e sheh si pasuesin e tij te riun gjerman, por ai kerkon qe drejtuesit ta mbrojne.

“Rensing ka nevoje per besim, perndryshe do te digjet. Duhet te jete me i ashper dhe me i forte ne nderhyrje. Ai duhet te imponohet me shume per te qene zoti i zones se rreptesise”, thekson Kahn ne nje interviste dhene per gazeten gjermane “Bild”.

Pavaresisht fitoreve te vazhdueshme ne javet e fundit, si ne Champions ashtu edhe ne Bundeslige, Rensing eshte treguar ne shume here i pasakte, duke pesuar gola qe edhe mund te evitoheshin. Rasti me i fresket eshte goli i barazimit nga Shtutgart ne minutat e fundit te takimit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›