Kupa e Shqiperise, Vllaznia kalon pengesen durrsake

Kupa e Shqiperise ne futboll ka hyre ne nje faze interesante pasi jane luajtur sot edhe ndeshjet e kthimit per turin e dyte.
Keshtu, ne takimin me delikat te dites, Vllaznia-Teuta, shkodranet fituan 3-1 duke prere edhe bileten e kualifikimit pasi ne ndeshjen e pare u munden 1-0.
Fitore te thelle ka arritur Partizani qe mundi Burrelin me rezultatin 5-0, ndersa Tirana shkaterroi Lushnjen me te njejtin rezultat. Gjate ketij takimi ra ne sy forma e mire e korcarit Memelli, i cili shenoi 4 gola. Nuk ngelet pas as Dinamo qe mundi 4-0 Skenderbeun dhe preu bileten per me tej.
Ne perplasjen Flamurtari-Bylis, fitues kane dale vlonjatet, te cilet fituan 2-1 dhe u kualifikuan, ndersa Besa beri formalitetin ndaj Kastriotit duke fituar 2-0. Ne turin tjeter eshte kualifikuar edhe Shkumbini pasi mundi 2-0 Apolonine.
Ndeshjet cerekfinale te Kupes se Shqiperise do te jene; Tirana-Elbasani, Vllaznia-Dinamo, Flamurtari-Partizani dhe Shkumbini-Besa.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code