E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klasifikimi i FIFA-s, Shqiperia ngjitet pese vende

Përfaqësuesja shqiptare fiton 5 pozicione në klasifikimin e FIFA për muajin dhjetor. Kuqezinjtë e drejtuar nga holandezi Ari Haan tani renditen në vendin e 81-të pas pas paraqitjes shumë pozitive në ndeshjen kualifikuese të botërorit me Portugalinë.

Gjithashtu dhe barazimi i arritur në Baku në miqësoren e datës 19 nëntor me Azerbajxhanin 1-1 është konsideruar një rezultat pozitiv.

Në total kuqezinjtë tanë kanë grumbulluar 424 pikë, 14 më shumë se një muaj më parë. Ndërkohë renditjen e FIFA-s vazhdon ta kryesojë skuadra e Spanjës që gjendet në kuotën e 1663 pikëve e ndjekur nga Gjermania në vendin e dytë me 1381 pikë.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›