Lech Poznan surpriza e kupes UEFA

Ne grupin E, Milani dhe Volfsburgu jane ndare ne barazim 2-2, nje ndeshje qe me shume u ka sherbyer trajnereve te skuadrave perkatese te testonin lojtare dhe skema te reja loje, pasi kualifikimi ishte i siguruar me pare.
Golave te Ambrosinit dhe te Patos, gjermanet iu jane kunderpergjigjur me Zakardon dhe Sallek. Humburgu ka mbajtur kryesimin e grupit D, pasi ka triumfuar ndaj Aston Villes me rezultatin 3-1, ndersa Ajaksit i ka mjaftuar nje barazim 2-2 me Sllavia Pragen per te vazhduar rrugen ne raundin tjeter.
Ne barazim 2-2 ka perfunduar edhe ndeshja mes dy skuadrave kryesuese te grupit G St Ettiene – Valencia. Skuadra qe do t’i pasoje keto skuadra ne raundin tjeter nga ky grup eshte Kopenhagen qe mundi ne transferte 0-1 belget e klub bruxh.
Cska e Moskes eshte skuadra e vetme te pakten deri tani qe i ka fituar te gjitha ndeshjet ne grupe. 24 ekipeve kualifikuese ne raundin tjeter te kupes UEFA do t’i bashkohen dhe 8 skuadra nga liga e kampioneve qe fazen ne grupe e kane mbyllur ne vendin e trete.
Ndeshjet me eleminim direkt te ketij kompeticioni qe eshte dhe i fundit ne kete format do te startojne ne shkurt te vitit 2009, nderkohe qe finalja e madhe e kupes UEFA do te luhet me 20 maj ne stadiumin Shykry Saracollu ne Stamboll.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code