E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reparti i Zallherit ministra me MP5 arma me te cilen qelloi Garda

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli me porosi te Ministrit te Mbrojtjes Arben Imami i eshte drejtuar repartit te trupave komando ne Zall-Herr bashke me trupen e shoqerimit te saj. Jozefina eshte futur me makinen e saj ne komande rreth ores 1530. Sipas porosise se ministrit komandanti i repartit kishte lene porosi tek oficeret e gatshem qe ishin ne komande qe Jozefina te lejohej te bente qitje ne poligon pa u shqetesuar nga asgje.
Armet dhe municioni i perdorur ishin marre me vete nga Garda e Republikes.

Jozefina Topalli ka bere qitje ne poligon pikerisht me automatik MP5. Nga ushtaret e sherbimit eshte degjuar te thote E kam fiksim me gjujt nje here me kete lloj arme
Deklarata mund te ngjaje prej femre hokatare por ajo merr nota tragjike nese kihet parasysh qe kjo ngjarje ne poligon ka ndodhur ne date13 shkurt 2011 pra disa dite pas masakres se 21 janarit ne Bulevard dhe pas daljes se rezultateve te para te hetimit ku u mor vesh nga publiku qe mbi protestuesit e 21 janarit ishte qelluar pikerisht me automatic MP5 arme e cila ka kryer edhe vrasjet nje prej te cilave tashme e provuar.

Per rreth tre ore ka bere qitje Topalli me kete lloj arme edhe me pistolete te truprojave.
Por ajo nuk eshte e vetmja. Te njejtin fiksim kane ne pergjithesi ministrat e kesaj qeverie. Ky shkrim shoqerohet me nje foto te ministrit Olldashi nxjere ne kete poligon duke bere qitje me MP5. Qe tu kursejme kohen e genjeshtrave kunder deshmive qe po botojme sot po u kujtojme qe targa ne sfond eshte TR 0132 Z Benz ne perdorim nga ministri Olldashi. Kjo eshte vetem nje nga fotot...

Olldashi duket se i ka pasion armet. Banore te rrethinave te Gramshit kane telefonuar dy muaj me pare ne Shekulli per te na dhene nje deshmi lidhur me nje incident ne nje local. Truproja e Olldashit ka hapur zjarr per qejf me armen e shtetit pas nje dreke gazmore ku ministri ishte i pranishem bashke me te tjere duke terrorizuar banoret perreth lokalit. Thjesht sepse ministri kishte ardhur ne qejf nga pija...



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›