E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbutet Euro Leku fiton terren 139.2

Monedha jonë kombëtare vijon të fitojë terren ndaj valutës evropiane. Prej ditës së premte, Euro po këmbehet me një çmim që sa vjen dhe ulet.

Ditën e djeshme, Banka e Shqipërisë regjistroi nivelin më të ulët të euro-s prej fillimit të muajit shkurt.

Kështu, një euro është këmbyer me 139.2 lekë nga 140.5 që ishte kuota maksimale e arritur në javën e parë të muajit dhe rekordi i 7 viteve të fundit.

Forcimi i euro-s shqetësoi pa masë ekspertët e financave, ndërsa autoritet vëzhgonin me shqetësim ecurinë e monedhës europiane.

Efektet e euro-s në ekonominë shqiptare janë të konsiderueshme për shkak të importeve të larta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›