E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada Amerikane qytetareve te saj Kujdes gjate 18 shkurtit

Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane permes nje njoftimi per shtetasit amerikane nepermjet faqes se saj zyrtare shprehet e shqetesuar per demonstraten e 18 shkurtit te parashikuar pavaresisht njoftimeve te vazhdueshme nga kreret e opozites per nje manifestim paqesor. Ambasada u ben thirrje qytetareve amerikan te bejne kujdes gjate kesaj dite por edhe ne vazhdim.

Pavaresisht se kane qene te medha dhe paqesore demonstratat e viteve te fundit ne Tirane demonstrata e 21 janarit te ketij viti ishte e dhunshme dhe rezultoi me vdekjen e kater personave dhe me lendime te shume te tjereve duke perfshire ne Policine e Shtetit Shqiptar. Ne i njoftojme qytetaret e SHBA se edhe demonstratat qe jane njoftuar si paqesore te mund te kthehen ne dhune dhe te paparashikueshme. Ju duhet ti shmangni ato nese eshte e mundshme citon ne faqen e saj zyrtare te Ambasades Amerikane ne Tirane.

Sipas Ambasades Amerikane te dhenat e fundit flasin per demonstrata qe mund te zgjasin me dite. Ajo thekson faktin se nga ana e opozites deri tani nuk eshte njoftuar ne lidhje me asnje vend ku do te zhvillohet demonstrata.

Partia Socialiste ka njoftuar se do te mbaje nje demonstrate te madhe publike ne qytetin e Tiranes ne pasditen e se premtes Shkurt 18 2011. Ambasada nuk ka informata specifike per fushen skenen ku do te behet demonstrata e njoftuar. Demonstratat e kaluara kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese te qytetit te Tiranes dhe kane nderprere ne menyre te konsiderueshme rrjedhen e trafikut. Ne Tirane demonstrata shpesh jane zhvilluar tek qendra rreth te Parlamentit zyres se Kryeministrit dhe bulevardit Deshmoret e Kombit. Por kete radhe nuk ka vend nje vend te caktuar per mbledhjen e demonstruesve. Ka disa tregues se demonstrimi i planifikuar per 18 shkurt mund te zgjase per disa dite shkruan Ambasada ne faqen zyrtare.

Ambasada ben te ditur nepermjet njoftimit se demonstratat ne nje qytet kane potencial te cojne ne mitingje ose te zgjerohen ne te gjithe vendin. Ajo porosit shtetasit e saj te jene te kujdesshem dhe te ndjekin raportimet e medieve lokale lidhur me zhvillimet e tyre.

Edhe me pare Ambasada Amerikane ka njoftuar shtetasit e vet te jene te kujdesshem gjate zhvillimit te protestave ne Tirane.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›