Presidenti Topi Nuk ka kohe per debate pergatituni per zgjedhje anetaresimi per ne BE sfide e politikes

Tirane 28 dhjetor NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi ne nje interviste per Zerin e Amerikes deklaron se parite duhet te shmangin debatet e zgjatura por duhet te shkojne ne zgjedhje te pergatitur.
Ai tha se Partite politike duhet te punojne me kohen dhe besoj se jane ne limitet e fundit kohore per te diskutuar per menyren se si do te shkohet ne keto zgjedhje me cfare ligji do te shkohet dhe per te krijuar klimen e nevojshme dhe infrastrukturen e nevojshme qe zgjedhjet e pushtetit vendor te 8 majit te zhvillohen ne kushte shume korrekte. Po te kalojme ne debate te zgjatura atehere do te jemi shume afer zgjedhjeve te pushtetit vendor dhe do te jene te papergatitur qofte pushteti vendor qofte qytetaret.
Lidhur me imunitetin e deputeteve kreu i shtetit u shpreh se Qe Prokuroria te jete ne kushte me komode per te hetuar mbi politikanet duhet qe te gjithe politikanet te dorezojne imunitetin e tyre gje qe nuk e kane bere. Ka pasur gjithmone deklarime por praktikisht asgje konkrete. Une shoh te arsyeshme qe ne nje vend te vogel sikurse eshte Shqiperia duhet patjeter te jemi te hapur dhe konkrete kur themi qe duhet te dorezojme imunitetin.
Lidhur me akuzat per korrupsion mes partise
Demokratike dhe asaj Socialiste ai theksoi se qe te shmangen keto duhet qe te
gjithe politikanet te lene imunitetin e tyre ne menyre qe te mos behen pengese
per hetime.
Ai e cilesoi si nje arritje gjigante per vitin qe lame pas Liberalizimin e
vizave. Ndersa anetaresimin per ne BE ai e cilesoi si nj sfide per politiken
shqiptare.