Replikat per rruget, PD: Rama u semur prej tyre Rozeta Rapushi
Kryeministri, Sali Berisha tha dje ne Mirdite, se kreu socialist Edi Rama, pak ka qene, por ndertimi i rrugeve e kane semurur fare. Gjate inaugurimit te rikonstruksionit te rruges Rreshen-Urake, kreu i qeverise premtoi se me marrjen e mandatit te trete qeverises, mazhoranca do te asfaltoje cdo kilometer rruge dhe do te vazhdoje te rrise rrogat e pensionet. “Ai (Edi Rama) pak ka qene, por keto rruge e kane semurur fare. Mos u cudisni nese ndonje dite do ta shikoni ne krahun tim, duke prere ndonje shirit qe ta sheroje. Le t’ia heqim friken se e ka kapur nje sekelldi e jashtezakonshme per rruget qe po ndertojme. Por ne do te ndertojme rruge, ne do te krijojme vende pune, ne do te rrisim rrogat. Ai zoteria me akuza, me mohime, me mashtrime, me bllokime, ndersa ne me rruge, me shkolla, me ujesjellesa, me kanalizime, me grante per fermeret, ne merremi me zhvillimin. Para ketyre burrave dhe grave ju jap fjalen se qeveria 4 vitet qe vijne do te financoje cdo projekt per Kthellen dhe Mirditen”, - u shpreh Berisha para banoreve te zones. Ai u beri thirrje te gjithe kuksianeve qe me 23 qershor, te shkojme te gjithe ne menyren me te qyteteruar, te ftojne njerezit e tyre te dashur kudo qe jane, dhe te votojne per vazhdimin e ndryshimit qe PD ka realizuar keto vite. “Te votojne per ndryshimin e Mirdites, per zhvillimin e Shqiperise, te votojne per punesim me shume, te votojne per nje mireqenie me te madhe ,per integrim te Mirdites ne BE. Ne zemrat tuaja, ne mendjet tuaja te mencura, eshte foleja e mandatit te ardhshem, mandatit te peste. Ju bej thirrje, me voten tone te bejme cdo gje per te merituar mandatin e peste”, - beri thirrje Berisha. Sipas tij, Shqiperia pret, mandatin e peste, mandatin e fitores se thelle te PD-se, mbi koalicionin e 1 prillit, te koalicionit te Partise Demokratike, koalicionit te vlerave, vizionit evropian, koalicionit te se ardhmes. Ai premtoi se 4 vitet qe vijne ne rrethin e Mirdites, anekend ketij rrethi, anekend Qarkut te Lezhes do te asfaltohet cdo kilometer rruge. “4 vitet qe vijne do te bejme gjithcka qe ju ne cdo lagje, ne cdo fshat te keni infrastrukturen e lagjeve te qyteteve, te keni ujesjellesa, kanalizime dhe sistem modern vaditjesh. 4 vitet qe vijne do te bejme gjithcka per punesimin me te madh te mirditoreve dhe shqiptareve. Ne ia kemi dale ne nje hark kohor te shkurter te ndertojme ne Shqiperi nje infrastrukture moderne. Ne ia kemi dale te rrisim ne menyre thelbesore rrogat dhe pensionet, te ndertojme dhe rindertojme mbi 10 mije km rruge”, - nenvizoi Berisha. Ai siguroi se do te vendose ne kete komune dhe cdo komune sistemin me te mire te vaditjes qe ekziston, do te ndertoje kanale, sistemoje rezervuaret, etj.
QENDRIMI
“Ai (Edi Rama) pak ka qene, por keto rruge e kane semurur fare. Mos u cudisni nese ndonje dite do ta shikoni ne krahun tim, duke prere ndonje shirit qe ta sheroje. Le t’ia heqim friken se e ka kapur nje sekelldi e jashtezakonshme per rruget qe po ndertojme. Por ne do te ndertojme rruge, ne do te krijojme vende pune, ne do te rrisim rrogat”.
Nis rikonstruksioni i rruges Rreshen-Urake
U inaugurua dje rikonstruksioni i rruges Rreshen-Urake, investim me vlere 1.31 miliarde leke. Nga kjo rruge, perfitojne ne menyre te drejtperdrejte rreth 15 mije banore te komunave Kthelle, Rukaj, Selite dhe Lure. Rruga, me gjatesi 18.7 kilometra, perben lotin e pare te segmentit rrugor Rreshen-Burrel. Se bashku me segmentin Urake – Ura e Shoshajve, Burrel do te plotesojne lidhjen midis rruges se Kombit dhe rruges se Arbrit si dhe do te sigurohet per here te pare lidhja midis rretheve te Mirdites dhe Matit. Rruga, qe fillon ne dalje te qytetit te Rreshenit dhe kalon neper fshatrat Tarazh, Prosek, Perlat ne qender te komunes Kthelle dhe perfundon ne fshatin Urake te komunes Rukaj, do te ndikoje ndjeshem ne zhvillimin e bujqesise, blegtorise e pemetarise, ne zhvillimin e turizmit malor, vecanerisht ne Parkun Kombetar te Lures.