E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ulje taksash per biznesin e vogel dhe heqje e TVSH-se

Partia Socialiste prezantoi kandidatet per deputete ne Qarkun e Tiranes. Takimi i prezantimit te kandidateve, ndryshe nga qytetet e tjera, nuk u be ne sheshin kryesor por ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Ne fjalen e tij kreu i PS-se premtoi ulje te taksave per biznesin e vogel dhe heqjen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar. “Une dua t’ju them te gjithe tironsve, dhe tiraneve te gjithe atyre qe jetojne me nje furre buke, ushqimore, rrobaqepesi, se me 23 qershor duke shkuar, duke marre nje cope leter ne dore dhe duke vene nje kryq tek numri 29 tek PS, do ta heqin taksen e biznesit te vogel, do te pergjysmojne TVSH-ne”, - tha Rama. Kreu i PS-se u shpreh se Tirana eshte nje nga qarqet me te rendesishme ne vend, ndersa e cilesoi gjendjen e biznesit ne kryeqytet alarmante. “Me biznesin e tij te vogel shume shqiptare, ne Ameriken e vogel te shqiptareve ecen perpara, deri kur u gjenden perballe presionit te papermbajtur, takses se sheshte, qe u vendos mbi taksen e biznesit te vogel dhe bashke me taksen e shehte TVSH qe po i marrin krejt frymen biznesit te vogel dhe qe bejne qe cdo ore ne Shqiperi te mbyllet nje biznes”,- u shpreh Rama. Kryesocialisti tha ne fjalen e tij se ne 23 qershor socialistet do te ndeshkojne dhe ate qe cilesoi si vjedhje te votave ne zgjedhjet lokale. “Vertet ne 2011-en na e vodhen Tiranen, por me 23 qershor Tirana me nje vote me masive do te votoje ndeshkimin dhe Rilindjen, do te marrim projektin per Tirane evropiane, qe eshte themeli i projektit te Shqiperise evropiane”,- u shpreh kreu i PS-se. Nje tjeter ceshtje ku eshte ndalur Rama ishte dhe masat ndaj kriminalitetit, qe sipas tij ne Tirane eshte kthyer ne nje problem. “Jane katerfishuar vrasjet dhe plagosjet. Ne zotohemi se per 300 dite ne do tu kthejme shqiptareve nje polici shteti ne krye te detyres. Nga Tirana e ne te gjithe Shqiperine do ta bejme rendin dhe sigurine nje shembull per te cilin cdo shqiptar do te ndihet i qete dhe i sigurt per veten, familjen dhe pronen. Kush do te guxoje te preke vajzen, djalin, babain, nenen, pjesetare te nje familje te zakonshme ka prekur shtetin dhe do te perballet me Policine e Shtetit",- u shpreh kreu i PS-se. Rama e ka cilesuar Tiranen si nje Amerike te vogel per gjithe vendin. Ai u shpreh se kryeqyteti duhet te jete nje model per te gjithe qytetet e tjera duke mundesuar ndryshimin. “Kjo eshte Tirana kur gjithe shqiptaret enderrimtare erdhen ketu per te ndertuar nje Amerike te vogel, nje Amerike te vogel te atyre qe sot kane ndertuar mijera shtepi me kursimet e mijera sakrificave dhe forcen e endrres per te jetuar ne kryeqytetin e Shqiperise”,- tha ai. Kryesocialisti premtoi dhe perfundimin e procesit te legalizimeve, duke u shprehur se ne kete menyre do te zgjidhet problemi i pronesise per shume qytetare. “Ato shtepi qe prej 22 vjetesh presin shtetin e shqiptareve, qe t’i ktheje, ne pasuri te patundshme te cdo shqiptari ne Kamez, Paskuqan, ne Kodren e Prifti, ne Allias ne Kinostudio, Kombinat, Bregun e Lumit, njesine nr 5, ne Sauk, ne Selite. Dhe une zotohem para jush se ne 23 qershor duke marre nje cope leter, dhe duke shenuar nje kryq tek numri 29, cdo kryefamiljar qe pret legalizimin, do e ktheje shtepine e vet ne pronen e vet perjetesisht te patundshme”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.

Rama kenge dhe dajre ne “Asllan Rusi”

Kryesocialisti Edi Rama, ka zgjedhur te dale nga formati i fjalimeve te zakonshme ne fjalen e mbajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Ai ka kenduar se bashku me te pranishmit kengen e ekipit sportiv “Tirana” dhe kengen “Nuk ka si Tirona”. Ne atmosferen festive, Rama eshte shfaqur dhe me nje dajre per te shprehur entuziazmin per takimin e zhvilluar ne “Asllan Rusi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›