E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abas nuk kandidon në zgjedhjet presidenciale palestineze

"Presidenti Abas deklaroi në komitetin ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) se nuk do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por komiteti ekzekutiv deklaroi se e hedh poshtë vendimin e tij në unanimitet të plotë'', deklaroi zyrtari i lartë palestinez, Yasser Abed Rabbo.
     
"Ata njoftuan se e mbështesin si kandidat në zgjedhjet presidenciale të 24 janarit, që do të zhvillohen në të njëjtën kohë me zgjedhjet legjislative'', shtoi sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të OÇP-së.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›