E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reporterët e KiE: Po diskutojmë situatën politike

TIRANE- Dy reporterët e KiE-së që ndodhen prej ditës së sotme në Tiranë thanë se po diskutojnë për situatën politike në vend.

Sipas tyre, vizita ka për qëllim mbledhjen e fateve dhe jo të bëjnë komente lidhur me situatën

“Po diskutojmë situatën politike, jemi këtu për të mos bërë komente- thanë ata gjatë një prononcimi para gazetarëve, menjëherë pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama.

Reporterët theksuan gjithashtu, se ata nuk janë këtu për të gjykuar se kush ka të drejtë dhe kush jo.

Dy reporterët e KiE-së që kanë mbërritur në Tiranë, janë Tomas Jirsa dhe deputeti moldav Grigore Petrenco.

Sipas ministrisë së Jashmte vizita e dy eksponentëve të KiE-së, ka për qëllim mbledhjen e fakteve, lidhur me situatën politike që po kalon vendi gjatë kësaj kohe.

Ata kane zhvilluar takime deri ne keto momente me kreun e LSI-se Ilir Meta dhe kreun e Partise Socialiste, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›