Meta: Duhet reformë e re zgjedhore

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar sot me dy reportertët e Këshillit të Evropës, senatorin çek Tomas Jirsa dhe deputetin moldav Grigore Petrenco.
Në një prononcim për mediat pas takimit, kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se gjatë bisedës me dy reporterët e këshillit të Europës u fol për situatën politike, duke theksuar se vendimet e gjykatës dhe të institucioneve janë të padiskutueshme.
Ndër të tjera kreu i LSI-së tha se gjatë takimit u fol edhe për një reformën e re zgjedhore ndërsa theksoi se së bashku me dy reporterët e KiE-së ndanë mendimet për një përfshirje në kodin zgjedhor edhe të problemeve qëu krijuan gjatë zgjedhjeve të këtij viti.
Ndërkohë dy reporterët e Këshillit të Europës janë takuar sot edhe kruen e PS-së Edi Rama dhe më pas do të takohen edhe me kryeministrin Sali Berisha
Vizita e dy reporterëve nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Shqipëri ka si qëllim opinionin fakt-mbledhës për situatën politike që po kalon vendi.