Reporterët e KiE-së: Po diskutojmë situatën politike

Pas takimit me kryetarin e LSI-së Ilir Meta, dy reportertët e Këshillit të Evropës Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco janë takuar sot edhe me kreun e selisë rozë Edi Rama.
Në një prononcim të shkurtër për mediat dy reporterët e Këshillit të Europës kanë theksuar se ndodhen në Shqipëri për një mission faktëmbledhës ndërsa kanë shtuar po diskutojnë për situatën politike në vend.
“Nuk jemi këtu për t`i dhënë të drejtë njërës apo tjetrës palë. Ne jemi këtu në një mission faktmbledhës dhe monitorimet e bëra do t`i paraqiten Këshillit në mbledhjen që do të bëhet rreth situatës politike në vend” theksuan dy reporterët.
Ndërkohë më herët dy reportetët u takuan edhe me kreun e LSI-së Ilir Meta ndërsa mësohet se në orën 12:00 do të takohen edhe me kryeministrin Berisha.