E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS-se starton zgjedhjet e brendshme ne parti

Opozita Sot shperndahen draftet per vendimin. Priten diskutime te forta

Partia Socialiste do te zyrtarizoje te shtunen fushaten zgjedhore per forumet e reja. Mbledhja e Asamblese Kombetare do te vendose ne duart e anetareve disa projektvendime shume te rendesishme nje prej te cileve eshte edhe ai qe ka te beje me nisjen e procesit zgjedhor i cili perfundon me 30 tetor. Sipas dokumentacionit te pergatitur ekipi organizues i PS-se ka miratuar nje kalendar pune sipas te cilit ne muajt korrik-gusht do te perfundoje procesi zgjedhor ne organizatat baze per te vijuar mandej ne muajin shtator me zgjedhjet e kryetareve te njesive. Si faze e pare elektorale procesi ne fjale eshte shume i rendesishem pse ai do te konfirmoje njesite e reja qe mandej sjellin rikompozimin e Asamblese Kombetare si forum i larte vendimmarres dhe katalizues i perberjes se kryesise se re dhe sekretariatit. Per te mberritur deri ne kete pike te zgjedhurit e rinj disa prej te cileve perfitojne statusin e delegatit do te jete Kongresi i PS-se ai qe do te votoje Asamblene nje zhvillim politik qe parashikohet te ndodhe ne muajin tetor. Per rrjedhoje rikonstituimi i Asamblese se re do te kaloje nga Kongresi per ti hapur mandej rruge ne muajin nentor votimit te forumeve te reja. Ajo qe bie ne sy eshte fakti se kalendari elektoral brenda partise hapet kur beteja ligjore per mandatin e Edi Rames ne Bashkine e Tiranes eshte ende ne proces e siper cka nuk le praktikisht mundesi gjykimi mbi legjitimitetin politik te kryetarit socialist edhe pse juridikisht statuti i partise nuk le diskutime ne kete pike. Po keshtu mbledhja e se shtunes do te formalizoje ngritjen e grupit te punes per pergatitjen e Kongresit qe eshte aktiviteti me i larte i selise roze pas zgjedhjeve te 8 majit 2011. Nese ne rend juridik procesi ka nje rendesi formale ne planin politik ai priret te jape zgjidhje edhe per disa probleme te brendshme qe deri me tani jane konservuar fale rikonfirmimit elektoral te Edi Rames dhe kandidateve te miratuar prej tij ne njesite e pushtetit vendor.

Sa i perket situates aktuale ne vend behet e ditur se te shtunen selia roze do te adaptoje nje qendrim politik mbi zhvillimet e reja politike ne vend. Si kontekst percaktues ne kete rast eshte problemi i Tiranes ku PS-ja pretendon vjedhje elektorale ne tavoline e cila ka ripermasuar krizen politike ne vend ne termat e vitit 2009. Po keshtu nje analize e arritjeve te 8 majit eshte e pritshme te zhvillohet edhe pse ne parim selia roze ka shpallur fitoren e vet ne zgjedhjet e fundit ku ajo eshte rikonfirmuar ne qendrat kryesore urbane te vendit. Per te mbetur tek aktualiteti politik nje problem qe do te kerkoje trajtim eshte edhe menyra e reagimit ndaj veprimeve te fundit te qeverise per te cilat tashme eshte bere e njohur edhe nje leter e anetarit te kryesise nenkryetar i grupit parlamentar Erjon Brace.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›