Situata politike, Rama takohet me ambasadorët

Pritet të nisë në selinë rozë takimi mes kreut të Partisë Socialiste Edi Rama dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë.
Në takim do të marrin pjesë ambasadorit e OSBE-së Eugen Wollfarth, i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE-së Ettore Sequi, i Italisë Saba D`Elia, Zv.ambasadorja e SHBA-së Deborah Jones si dhe ambasadorë të tjerë të akredituar në Tiranë.
Mendohet se në qendër të takimit do të jetë situata politike në vend pas zgjedhjeve lokale të 8 majit si dhe vendimi që pritet të merret nga Kolegji zgjedhor në lidhje me ankimimin e Partisë Socialiste.