E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reporterët pa Kufij: Shqipëria renditet në vendin e 96-të

Grupi “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot raportin për Indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2011, në të Shqipëria radhitet në vendin e 96-ta, që në krahasim me vitin 2010, paraqet rënie.

Ndërsa Kosova radhitet në vendin e 86-të, me 30 pikë. Në krahasim me vitin 2010, kjo paraqet një përmirësim, pasi atëherë ishte radhitur në vendin 92, me 24.83 pikë.

Nga vendet e rajonit, Maqedonia është e 94-ta, Mali i Zi i 107-ti, Serbia e 80-ta, Bosnjë Hercegovina radhitet në vendin 58, ndërsa Kroacia është e 68-ta.
Sllovenia është radhitur në vendin e 36, ndërsa në dy vendet e para, pra vendet me lirinë më të madhe të shtypit, janë Finlanda dhe Norvegjia.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›