E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperaturat e ulta, Ksera në Korçë në institucionet shoqërore

Ministri i Punës dhe çëshjeve sociale, Spiro Ksera ka parë nga afër situatën e krijuar nga temperaturat e ulëta në qarkun e Korçës. Ai ka zhvilluar një vizite pune në institucionet e përkujdesit shoqëror në kushtet e dimrit të acartë që ato po kalojnë.

Ksera ka parë nga afër gjendjen në shtëpinë e fëmijës ku ai u njoh me problematikat dhe kushtet më të cilat ato përballen në këtë situatë dëbore dhe temperaturë minus 14 gradë celsius.
 

Më pas ai vizitoi qendrën e zhvillimit dhe u garantoi mbështetjen totale të Ministrisë për çdo situatë që mund të kenë për një jetë në kushte optimale pa u ndikuar nga situata dhe i ftohti i pazakontë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›