Berisha-Tahiri Ndryshimi i kufijve efekt domino
Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje takim me negociatoren e Kosoves ne Bruksel Edita Tahiri me te cilen u diskutuan jo vetem per zhvillimet mes shtetit te ri dhe Serbise por po keshtu edhe per ceshtjen e kufijve ne Ballkan. Ne deklaraten per shtyp te Kryeministrise pas ketij takimi theksohet se te dy bashkebiseduesit theksuan faktin se aspiratat per ndryshimin e kufijve ne gadishull binin ndesh me perspektiven europiane te shteteve te Ballkanit. Te dy theksuan se Shqiperia dhe Kosova besojne se respektimi i kufijve aktuale te jugut te Ballkanit eshte interesi me i mire i te gjitha vendeve dhe kombeve te rajonit. do skeme qe do te konsideronte ndryshim kufijsh ne nje zone do mund te sillte mbas vetes nje zinxhir te tere ndryshimesh ne zona te tjera te kufijve cka bie ndesh plotesisht me aspiraten europiane te vendeve dhe kombeve te Ballkanit -theksohet ne njoftimin per shtyp pas takimit mes Berishes dhe Tahirit. Po keshtu ne kete takim Tahiri e informoi Kryeministrin Berisha per te gjithe ecurine e bisedimeve me palen serbe dhe me njesine e Brukselit si dhe zhvillimet pas vendimit te heqjes se mbikeqyrjes nderkombetare mbi pavaresine e Kosoves. Nga ana e tij Kryeministri Berisha mbeshteti plotesisht qendrimet e qeverise se Kosoves ne negociatat e Brukselit si nje proces shume i rendesishem jo vetem per Kosoven e Serbine por per te gjithe rajonin. Po keshtu te dy bashkebiseduesit u shprehen se problemet ne veriun e Kosoves jane probleme te krijuara dhe te manipuluara nga Beogradi.