Republika Serpska - entitet i krijuar nga te akuzuarit per krime lufte

Procesi i pare qe vazhdoi ne Tribunalin e Hages pas perfundimit te pushimeve te Vitit te Ri me 9 Janar ne 20 vjetorin e themelimit te Republikes Serpska ishte kunder ish - presidentit te saj Radovan Karaxhiqit. Ai akuzohet per krime lufte dhe gjenocid ne Bosnje-Hercegovine ne periudhen prej vitit 1992 - 1995.
Prokuroria vazhdoi me nxjerrjen e deshmitareve per gjenocid ne Srebrenice ku ne korrik te vitit 1995 eshte kryer masakra me e madhe ne Evrope pas Luftes se Dyte Boterore. Pervec gjenocidit ne Srebrenice themeluesi i Republikes Serpska akuzohet edhe per krime ne 20 komuna te tjera te Bosnje-Hercegovines. Krimet jane bere me qellim shfarosjen apo debimin e perhershem te popullates boshnjake dhe kroate. Serbet ne keto komuna kane marre pushtetin me dhune thuhet ne aktakuze. Karaxhiqi akuzohet edhe per terror ne Sarajeve dhe marrjen peng te trupave nderkombetare.
Gjykimet kunder Ratko Mlladiqit dhe Bilana Pllavshiqit Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Biljna Plllavshiq dhe Radovan Karaxhiq
Kete vit duhet te filloje procesi edhe kunder Ratko Mlladiqit ish-komandantit te forcave serbe ne Bosnje-Hercegovine. Ai eshte arrestuar me 25 Maj 2011 ne Llazareve te Serbise. 17 vjet me pare ai ka urdheruar granatimin e Sarajeves. Nderkohe qe konsiderohet pergjegjesi kryesor edhe per ekzekutimin e rreth 8000 meshkujve boshnjake ne Srebrenice.
Nder ata te cilet kane qene ulur ne radhet e para ne seancen e 9 Janarit te vitit 1992 kur u shpall Republika Serpska ishte edhe Bilana Pllavshiq e cila ishte presidente e saj pas Radovan Karaxhiqit. Pllavshiq ka pranuar fajin per krime dhe ka rene dakord me Tribunalin qe te lirohet nga akuzat per gjenocid. Per krime lufte ajo eshte denuar me 11 vjet heqje lirie. Por qe ne kohen e vuajtjes se denimit ne Suedi ajo ka terhequr pranimin e fajit. Megjithate ajo eshte liruar pas vuajtjes se dy te tretave te denimit.
Roli i Momcillo Krajishnikut dhe Sllobodan Millosheviqit Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Krime te pafundme.
Momcillo Krajishnik ishte kryetari i pare i te ashtuquajturit kuvendi i Republikes Serpska. Per krime lufte ai eshte denuar ne Hage me 27 vjet heqje lirie. Denimi me vone eshte zvogeluar ne 20 vite. Tani Krajishniku vuan denimin ne Britani te Madhe. Tribunali i Hages ka ngritur edhe 40 aktakuza te tjera kunder 60 personave nga Republika Serpska te cilet kane bere krime ne Bosnje - Hercegovine. 24 persona jane akuzuar per gjenocid ne Srebrenice. Nder ta ishte edhe ish-presidenti i Serbise dhe Jugosllavise Sllobodan Millosheviq i cili ka vdekur ne qeline e tij ne Sheveningen ne mars te vitin 2006 pak kohe para shpalljes se denimit.
Komandanti i korpusit te Drines Radisllav Krstiq eshte denuar me 35 vjet heqje lirie per masakren ne Srebrenice. Ky ishte rasti i pare ne Evrope pas Nurembergut qe nje person denohet per gjenocid. Me pas nen akuza te njejta jane denuar edhe disa komandante tjere serbe.
Rrethimi i Sarajeves
Per krime dhe terror ndaj popullates civile ne Sarajeve jane denuar gjeneralet e Republikes Serpska Stanisllav Galiq dhe Dragomir Millosheviq. Denime jane shpallur edhe per shume krime te tjera te kryera ne territorin e Republikes Serpska. Bildunterschrift Karaxhiqi dhe Mlladiqi pergjegjesit kryesor per Srebrenicen. Ne vendimet e Tribualit thuhet se vetem tre muaj pas themelimit te te ashtuquajtures Republika Serpska ne kete territor jane krijuar kampe te shumta perqendrimesh si Omarska Keraterm Trnopole Sushica si dhe kampet ne Foce Vishegrad dhe vende te tjera. Per krimet e kryera ne jane denuar deri tani 20 persona.
Per krimet ekryera ne territorin e Republikes Serpska proceset po vazhdojne kunder Karaxhiqit Mlladiqit dhe dy perfaqesuesve te larte te policise se saj Miqa Stanishiq dhe Stojan Zhuplanin.
Autor Xhevad Sablakoviq/Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani