Vriten 44 besimtarë në një xhami të Nigerisë
NIGERI- Zyrtarë të Qeverisë së Nigerisë kanë bërë të ditur se ekstremistët e dyshuar islamistë kanë vrarë 44 besimtarë në një xhami, në verilindje të vendit.
Po të njëjtat burime konfirmojnë se personat e armatosur, që kanë hyrë në xhaminë e qytetin Konduga dhe kanë vrarë besimtarë myslimanë kanë qenë ekstremistë nga grupi Boko Haram.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, ndonëse lajmi është bërë i ditur sot.
Sipas autoriteteve, vrasjet kanë qenë hakmarrje ndaj grupeve të qytetarëve, që ndihmojnë ushtrinë e Nigerisë në luftën kundër grupit islamik, i cili është rebeluar qysh në vitin 2009.
(m.a/rel/BalkanWeb)