E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Histeria e trillimit e mashtrimit, sulmoi edhe marrëveshjen me Italinë

Partia Demokratike ka reaguar dje pas sulmeve histerike të eksponentëve majtistë në vend, lidhur me marrëveshjen reciproke të patentave ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, deklaroi se njeriu që dita ditës po tregon se nuk ka asnjë lloj interesi tjetër përveç karrierës personale, në emër të së cilës është i aftë të trillojë dhe mashtrojë për çdo gjë, nëpërmjet zëdhënësit të tij sulmoi marrëveshjen reciproke të patentave me Italinë. “Marrëveshje të cilën, e kanë pritur me padurim rreth gjysmë milioni shqiptarë që punojnë, studiojnë dhe jetojnë në Itali dhe bashkë me ta familjet e tyre në Shqipëri. Marrëveshje të cilën nuk e nënshkruan dot për tetë vjet qeveritë socialiste. Në vend që të përshëndeste këtë arritje, për hir të atyre Shqiptarëve që jetojnë sot në Itali, Rama nuk e la pa e sulmuar edhe këtë marrëveshje që është arritja më e madhe dhe më konkrete e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë dhe që për më tepër përbën lehtësi të ndjeshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë”, tha Bogdani. Sipas tij, fatkeqësisht, gjatë kohës që nënshkruhej kjo marrëveshje me impakt shumë pozitiv për shqiptarët, Rama, nëpërmjet nënkryetarit i tij, Veliaj, që akuzohet nga bashkë-drejtuesit e Mjaftit se u pasurua me paratë e kësaj organizate dhe ndërtoi vilën e tij personale, kishte organizuar një mikro miting proteste së bashku me tre a katër debatikas të tjerë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›