Guardiola s'ka pasur as një takim me Brazilin

Pep Guardiola përgënjeshtron zërat që e lidhin me kombëtaren e Brazilit. Agjenti i trajnerit katalanas, Josep Maria Orobitg qartëson se mes tij dhe Federatës Braziliane të Futbollit nuk ka pasur asnjë takim.
‘Flas shpesh me Pep dhe nuk më ka thënë asnjëherë të nis bisedimet me ta’, nënvizoi agjenti në një intervistë për gazetën braziliane ‘Lance’.
Nga ana tjetër, vendi amerikano-latin po përjeton momente të vërteta pasioni për trajnerin spanjoll, pasi Mano Menezes nuk i ka dhënë shkëlqimin e duhur skuadrës Selecao dhe kjo u pa qartë në finalen e humbur të Londrës.
‘Është e vështirë të flasësh për të ardhmen por nuk mendoj se Pep do të drejtojë Brazilin apo një kombëtare tjetër sepse e do shumë futbollin evropian’, përfundoi agjenti.