E Shtunë, 31 Tetor 2026

1912-1913: Rrethimi i fundit i Shkodrës

Fatos Baxhaku

FATOS BAXHAKU

Ndërsa në Vlorë brohoritej për shpalljen e Pavarësisë, pjesë të gjera të vendit që nga Janina e deri në malet e Veriut ishin të invaduara nga ushtritë e huaja. Në Shkodër mbahej ende në këmbë një armatë e madhe e përbërë nga ushtarë turq dhe rezervistë shqiptarë. Me sytë nga kufijtë veriorë, ushtria që nuk pranonte të dorëzohej, ishte fortifikuarfortnëperiferitë e Shkodrës që nga Taraboshi e Kraja e deri në fushat e Shtojit. Këndej pritej që të sulmonin malazezët e Krajl Nikollës, të etur për territore të reja, të bindur se kishte ardhur veliki dan, dita për të pushtuar Shkodrën. Ushtritë që ishin vendosur përballë përbëheshin: ushtria osmane 15 mijë ushtarë (5 mijë ushtarë aktivë dhe 10 mijë rezervistë shqiptarë, kryesisht nga zonat e Shqipërisë së Mesme dhe ato rreth Shkodrës: Librazhd, Gramsh, Elbasan, Durrës, Tiranë, Krujë, Koplik, Grizhë; ushtria malazeze 25 mijë ushtarë; në jug të Shkodrës deri në afërsi të Tiranës e Elbasanit vepronte ushtria serbe prej 30 mijë ushtarësh.

Hasan-Riza-Pasha Shkodra-ne-fillim-Shekulli-XX Refugjatet-e-Luftes Esat-Pashe-Toptani Tregu-i-gjese-se-gjalle-ne-Shkoder Shkoder-1914,-ushtarake-te-misionit-nderkombetar Lundrimi-mbi-Bune Historia-e-Shkodres

Mali i përgjakur

Më 8 tetor 1912Malii shpall luftë Turqisë. Në të njëjtën ditë nisin djegiet e fshatrave shqiptarë që ishin të vendosur krejt në kufirin mes dy shteteve. Luftime të vogla mes malazezëve dhe banorëvevendasu zhvilluan për dy ditë me radhë. Një pjesë e mirë e fshatarëve të lemerisur nga tmerret e luftës vrapojnë të strehohen në Shkodër.

Qytetit të vjetër i dyfishohet popullsia.

Mësymja e parë e madhe malazeze nisi më 11 tetor. Synimi ishte marrja e Taraboshit, një pikë e lartë që dominon mbi Shkodër dhe mbi liqen. Tre batalione, një kompani mitralierësh dhe një bateri e artilerisë malore nën komandën e majorit Sadedin Bej kaluan matanë Bunës mbi lundra për tu përballur me armikun. Asokohe Ura e Bunës ishte ende në ndërtim e sipër. Luftimet e ashpra vazhduan për gjashtë orë me radhë. Në majë të Taraboshit, pushkët u lanë mënjanë, armiqtë u përleshën për jetë a vdekje trup me trup. Të dhënat zyrtare osmane bëjnë fjalë për 800 malazezë dhe vetëm 27 turq e shqiptarë të vrarë. Bilanci duket se është shumë propagandistik, por asokohe propaganda e luftës ishte në kulmin e saj. Me siguri humbjet në radhët e mbrojtësve të Shkodrës duhet të kenë qenë disa herë më të mëdha. Kjo betejë u pasua më pas nga shumë të tjera po aq të përgjakshme që vazhduan plot gjashtë muaj (183 ditë). Ndërkohë, qyteti bombardohej pa pushim nga artileria malazeze.

Irakiani që mbrojti Shkodrën

Hasan Riza Pasha ishte kryekomandanti i forcave turko-shqiptare që mbronin Shkodrën. Ai kishte lindur nëBagdadnë 1871. Ishte djali i valiut të Bagadadit, Namik Pashës. U shkollua në fillim në Stamboll dhe pati një karrierë të vrullshme. Kur ishte vetëm 28 vjeç ishte nënkolonel. Studioi edhe në Gjermani për disa kohë. Në Shkodër kishte ardhur që në 1911 si komandant i një divizioni. Në mars të 1912-s ishte emëruar vali (guvernator) dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë në Vilajetin e Shkodrës.

Hasan Riza Pasha duhet të ketë qenë një tip i çuditshëm për atë kohë. Ishte kundërshtar i vendosur i xhonturqve dhe i përfshirjes së ushtarakëve në politikë. Nderi dhe ushtria, këto ishin dy fjalët që e drejtonin. Kishte marrëdhënie të mira me patriotët shqiptarë dhe përgjithësisht në Shkodër gëzonte respekt. Ai e dinte se me malazezët po bënte një luftë të pabarabartë, porse nuk pranoi assesi ta dorëzonte Shkodrën. Me kalimin e muajve, kishte nisur të hartonte një plan që e mbajti sekret deri vonë. Dy ditë para se të largohej nga Shkodra do tu jepte ushtarëve të tij më besnikë dy racione ditore, pastaj do të marshonte me trupat përgjatë bregdetit të Adriatikut deri në kufijtë e Austro-Hungarisë, prej nga me anije do të shkonte drejt Stambollit.

Në nëntor të 1912-s mbrojtësve të Shkodrës u kishte mbetur edhe një fije shprese. Në Berat kishin mbetur ende 20 mijë ushtarë osmanë. Këta komandoheshin nga tiranasi Mahmut Hajret Pashë Jella. Sikur këto trupa të kishin mbërritur me kohë në Shkodër, atëherë bilanci i forcave do të ishte ndryshe. Porse, tashmë dukej se Perandorisë Osmane në Ballkan i kishte ardhur vërtet fundi. Mahmut Jella, pas shumë hezitimesh më në fund arriti deri në lumin Mat, porse nuk mundi të kalonte më tej. Shkodrës do ti duhej të mbrohej vetëm duke parë se si vdisnin përditë njerëzit e saj, nga gjylet dhe nga uria.

Hezitimi i malësorëve

Malësorët, njerëzit që kishin ndezur flakën e luftës për liri në malet e Shqipërisë u gjetën ngushtë, kurMalii Zi sulmoi Shkodrën. Një pjesë e tyre kishte kohë që ishte strehuar në Mal të Zi, pas ekspeditave ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës. Sh

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›