E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika serbe, ndihmon mbrojtjen e Mlladiçit

Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, Aleksander Xhombiç, tha se ekzekutivi që ai udhëheq, do të ndajë mjete financiare për mbrojtjen e Ratko Mlladiçit.

Xhombiç u tha gazetarëve se propozimin në fjalë do t`ia paraqesë qeverisë, nga e cila pret të bëjë miratimin e tij.

Ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës është arrestuar pas 15 viteve në arrati. Ai është ekstraduar të martën për në Hagë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›