1 Qershori, qëndra “Fluturo për jetën", pret z. Grosruk
1 Qershori, festa që i dedikohet tërësisht fëmijëve, ka tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve ndërkombëtar në Tiranë. Kështu në kuadër të kësaj feste, zonja Liri Berisha ka pritur në ambjentet e qëndrës “Fluturo për jetën", zëvendës presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Volfgang Grosruk. Ndërsa është njohur nga afër me punën e bërë në këtë qendër e cila është ngritur për tu ardhur në ndihmë fëmijëve me probleme shëndetësore, Grosruk tha se mbështetja mjekësore për këta fëmijë, është shumë e rëndësishme për jetën e tyre.
Ndërkaq, zonja Berisha e njohu zotin Grosruk për punën e deritanishme dhe të fondacionit “Fëmijët shqiptar”, në ndihmë të fëmijëve që kanë më shumë nevojë për mbështetje.
Vizita e zotit Grosruk në ambjentet e qendrës “Fluturo për jetën”, vjen në kuadër të 3-vjetorit të hapjes së kësaj qëndre. Në këtë vizitë, ai shoqërohej nga një grup mjekësh dhe investitorësh austriakë.