Requiem per Aldon !
Do i mungosh MTKRS-se Aldo ! Cte te kujtojne me pare aty ! Ehhh Energjine(hmmm) Oratorine(opssss) Rezultatet e pakrahasueshme(nejse ). Ah po ! Imazhin Aldo ! Do te kujtojne per imazhin ! Jo ate te zagarit te sulmit ! Joooo Ate te imazhit turistiko-kulturoro-rinor ! Por duke u ndjere disi nostalgjik, tani qe ti sje me minister i MTKRS, ( pse ke qene me pare ?! ) po navigoj paksa ne website-in e MTKRS-se, per te rikujtuar imazhin tend
Midis te tjerash, ve re, se, paske prezantuar rezultatet turistike vjetore te vitit te kaluar.
Duke ju referuar edhe imazhit tend MTKRS-or , me ra ne sy menjehere foto e meposhtme nga prezantimi qe ke bere me kete rast perpara mediave. Behet fjale per disa nga ato rezultatet e tua te pakrahasueshme
Qaj me sy/qaj me zemer
Po ndalem pak te foto. Aty ministri shoqerohet nga dy prej zevendesve te tij. Nje foto e shkelqyer qe flet plot sinqeritet. Vihet re qartesisht nje atmosfere thjesht e zymte, pa asnje grimce arome suksesesh. Nje shikues i zakonshem i kesaj fotoje, ne pamje te pare e asocion menjehere me atmosferen e ndere te komunikimit per pushim nga puna, psh, per shkak te shkurtimeve te detyruara. Shikojeni pak me vemendje dhe zbavituni: tre njerez te ulur si mbi gjemba, te sikletosur aq shume, sa duket sikur do shperthejne ne vaj nga momenti ne moment Vereni ku jane ulur: nje cope e kuqe e trishtuar, plot rrudha,qe mbulon nje tavoline-arkivol ! Sepse, atmosfera te sjell me shpejt nder mend nje mort, sesa nje tryeze ku ministri, dora vet, po shpalos suksese kulturore-turistike-rinore ! Zonja, mesa duket ka qene me e sikletosura; e ka ndjere fytin si te thate, prandaj i ka marre shishen e ujit edhe kolegut tjeter ( i cili, si gentelman i vertete, sakrifikon te rrije pa uje ne nje situate te tille). Do ishte kuptimplote per atmosferen, qe dikush te ishte ulur ne pianon ne sfond e te luante dicka melankolike, psh Consolation te MendelssohnCtrishtim !!! Goxha impakt per ministrin e imazhit shqiptar neper bote! Per me teper, fotoja ka rezolucion shume te keq, me pamje te mjegullt (me siguri e bere me ndonje celular shume te vjeter). Teknologji ne rezonance te plote me optimizmin e ministrit-imazh ( me bateri te skaduar). Dhe te mendosh qe ke hyre ne faqen kryesore te website-it te MTKRS ! Domethene, nese click-on ne Google < MTKRS>, faqja hapet dhe ti gjen instiktivisht dicituren, pa i lene kohe dikujt te ta kerkoje: Tre njerez- Nje hall i madh!. Aldo, dreqi e mori, pse kjo atmosfere sinqeriteti i trishte?! Ku ishte problemi? Sukseset- virtuale qe je i detyruar te numerosh? Po se mos eshte hera e pare! Akoma nuk u mesove ?! E praqesh z.Bumci, qeshedhe ti zonja djathtas , po he pra, te pakten ti ti zoteria majtas, te lutem mos qaj
7 kamiona per 12 bataliona?
Kalojme nga figura tek zeri: Cili eshte suksesi kryesor i epokes tende Aldo ? Statistikat turistike ! Epo paska te drejte Minister Trishtimi ! Sado i mesuar te jesh, qenka hall i madh te numerohet ky sukses
Kalojme pak me ne detaje. Le te mos paragjykojme…
Statistikat:
Në periudhën janar-dhjetor 2012 kanë hyrë gjithsej 3.4 milion vizitorë të huaj jo-rezidentë.
Numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë ato kosovarë me 48% të ndjekur nga maqedonas 12% malazezë 5%, grekë 7%,italiane 4%, gjermanë 2%, etj.
- 78539 vizitorë anglezë
- 225175 vizitorë grekë
- 147018 vizitorë italianë
- 42546 vizitorë zviceranë
- 58621 vizitorë nga SHBA
Epo natyrisht, nuk ka shqiptar i cili arrin te click-oje ne google, qe ta besoje kete. E, sigurisht qe nuk mund ta besoje as Aldo vete ! Ai click-on ne Googlebesoj. Madje, edhe ata qe shohin kete foto nga ekrani i shokut (e zeme se nuk dine te click-ojne ne Google) u avullon edhe ndonje dyshim i vogelKur nuk e beson as vete ministri !
Por, nese je dhe me kembengules e vendos te besosh me pahir ( sepse ndonjehere imazhi te genjen
) me siguri do nxjerresh makinen llogaritese te verifikosh:
3.4 milione vizitore x 7% qe jane greke =238,000…opsss, po ministri thote qe bejne 225,175 !!!
3.4 milione vizitore x 4 % qe jane italiane = 136,000…..opsss, po ministri thote qe bejne 147,018!!!
Mos me eshte prishur makina llogaritese ?!
Po sipas Aldos, gjermanet zene vendin e 6-te ne renditje me 2% (pra 68,000), ne nje kohe kur ne renditjen e perkthyer ne numer vizitoresh, gjermanet nuk figurojne fare! Por kjo nuk pengon te figurojne zvicerianet dhe amerikanet me shifer me te vogel se 68,000 e gjermaneve.
U be pak lemsh situata,Aldo
Madje, tani te jap te drejte per pamjen e fotostrishtohu Aldo trishtohuedhe ti zonja djathtas, ke plotesisht te drejteti zoteria majtas, mund te vazhdosh te qash
Epilog statistikor !
Ne mbyllje te statistikave, Aldo-ministri nenvizon :
Në vitin 2012 parqet dhe muzetë e Shqipërisë janë vizituar nga 1, 4 milion vizitore vëndas dhe të huaj prej te cilëve janë gjeneruar 47,6 milion leke.
Pra, 47.6 milione leke : 1.4 milione vizitore = 34 leke/vizitor
Domethene, cdo vizitor (vendas ose i huaj) ka gjeneruar ne parqet dhe muzete tona shumen 34 leke te reja, ose 340 leke te vjetra !
Ky eshte sukses i turizmit te kesaj qeverie z.Minister, apo sukses i statistikave tuaja?!
Ne fakt, te dyja jane lemeri !
Epilog Prolog !
Sthone kot Cdo e keqe e ka nje te mire !, dhe Cdo fund e ka nje fillim !
Vertete turizmi, kultura dhe rinia shqiptare do te ta ndjejne shume mungesen Aldo, poooor, diplomacia shqiptare dhe te gjithe ne jemi krenare qe nepermjet imazhit tend (minister trishtimi ?! )energjise (hmmm ).oratorise (opssss) do te arrijme rezultate te pakrahasueshme( nejse ), ne arenen nderkombetare !
