Në kërkim të moralit
Kush nuk ka dëgjuar për aleancën e pritshme politike PS-LSI?
Nëse e ndez TV në darkë, shanset janë që sshikon gjë tjetër përveç arsyetimeve të pafundme në mbrojtje dhe kundër kësaj marrëveshje.
E megjithatë, ajo që më bën më shumë përshtypje është një thirrje e ethshme për të gjetur bazat e moralit në këtë histori. Jo se është hera e parë e ska ndodhur më përpara ky kërkim, por zelli me të cilin kërkohet, të bie në sy
Vini re, kur të dëgjoni diskutimet, me gjasa për javë të tëra, sa shpesh përmendet fjala moral, me të gjitha mbiemrat e mundshëm: moral politik, personal, gjendja e moralit, moral i pranueshëm e kështu me radhë
Vëzhgimi që po flitet për moral nuk është ndonjë gjë e re. Por, diskutimi mbi bazën e këtij morali të përfolur, është një diskutim që ia vlen të bëhet, jo nga ata që janë në merak për lidhjen dhe prishjen e aleancave, por për ne që jemi të interesuar për pak më shumë thelb gjëje sesa thjesht aleancat e atyre!.
Morali ka nevojë për një standard gjykimi. Eshtë një lloj gjykimi. Sapo hap gojën për të folur për moral, ke nevojë për një kut matës që të jesh në gjendje të gjykosh.
Meqë jemi këtu, mendje të ndritura të ndikimit publik në Shqipëri, jo vetëm politikanë, kanë kohë që na e shesin lirinë si mungesë morali, në njëfarë mënyre! Vini re prirjen e dukshme për të shfaqur vese që tani duhet të jenë të tolerueshme në emër të heqjes së moralit, homoseksualiteti si një e drejtë publike e gjithkujt që e ka prirje, marrëdhënie të papërshtatshme që na ekspozohen publikisht në orët më të ndjekura në ekran, reklama për produkte që duken më shumë si oferta prostitucioni sesa si thirrje për të pirë një birrë a për të blerë një shërbim
Cili është atëherë standardi për moral? Kush do ta vendosë këtë standard? Më i forti? Më i afti? Apo Big Brother, meqë zakonisht na zbulon risi moraliteti që si kishim ekspozuar më përpara?
Aq shumë rrëmujë ka ndonjëherë në paraqitjen e asaj që duket e moralshme në publik, sa disa prej nesh, që jemi martuar vetëm me një grua, duam vetëm atë, nuk po kërkojmë të dashura, e madje edhe po të na ofrohet dikush do ta refuzonim në emër të dashurisë monogame vetëm për një person, nuk do të na kërkonte njeri për një intervistë. Sepse nuk përbëjmë lajm! Jemi prapambetje morale! Nuk mendoj kështu, por kështu duket!
Në amullinë e kërkimit të moralit, pothuajse humbi gjurma e një dukurie me pasoja të pazhbëshme në opinionin publik shqiptar, siç është pedofilia një fenomen që duket krejtësisht i dukshëm në ambientin tonë, sa tronditesh jo vetëm nga dëshmitë e fajtorëve por edhe nga reagimi i pafajshëm i publikut që ka jetuar afër autorëve për vite me radhë! Duke dëgjuar dëshmi të disa prej tyre, të bën përshtypje sesi fëmijë 10 vjeç e kalojnë gjithë ditën në shoqërinë e komshinjve gati të panjohur, edhe ju shërbejnë këtyre të fundit duke iu blerë cigare kohë e pa kohë
Në kërkim të moralit, humbi, gjurma e një tmerri më të madh sesa aleancat politike, që e dërrmojnë realisht aftësinë tonë për të dalluar të bardhën nga e zeza.
Dhe, si përfundim, ndoshta pyetja më e rëndësishme është kjo: çfarë është kjo dalldisje për të kërkuar një standard gjykimi për realitetin? Mendova (ironi) që jemi të lirë të bëjmë çfarë të duam, si ta duam, e kur ta duam! Apo jo? Çne që paskemi akoma standarde për tu gjykuar? A mos është standard tia hedhim kundërshtarit, dhe kjo na shërben si kriter gjykimi?
Nevoja për të pasur një standard moral është pjesë e qenësishme e jona. Dhe këtu është rrënja e kërkimit publik për moralin. Problemi i shoqërisë sonë është që e mbështet standardin e gjykimit në shtylla të paqëndrueshme dhe krejtësisht të përkohshme e kësisoj në vetvete të pamoralshme. Standardi i vërtetë moral duhet të jetë diçka përtej nesh, më i qëndrueshëm se ne, dhe i pandryshueshëm. Atëherë mund të kemi një diskutim të frytshëm.
Politika nuk është vendi ku gjendet ky standard.
* Autori është diplomuar në master shkencor në Universitetin Teologjik të Dallasit, SHBA
