Reshje bore ne veri te vendit

Ne zonat veriore dhe vecanerisht ne Kukes tashme ka mberritur dimri.
Kjo duket ne majat e maleve rreth qytetit te cilat sot jane zgjuar te mbuluara nga debora e pare e ketij dimri. Rreshje bore gjate ketyre diteve ka patur edhe ne disa zona te tjera malore ne jug dhe ne veri te vendit.
Temperaturat kane zbritur ndjeshem ne keto zona dhe ne rruget e qytetit ka nisur te ndjehet stina e ftohte qe po vjen. Dimri i ketij viti eshte lajmeruar se do te jete i lagesht dhe rrjedhimisht do te kete edhe rreshje te vazhdueshme bore.
Reshje qe sjellin vazhdimisht veshtiresi ne levizjen e mjeteve ne rrugen nacionale por me se shumti ne rruget rurale te ketyre zonave.