Meta: Berisha të sqarojë lidhjet me mafian

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta akuzoi kryeministrin Sali Berisha si përgjegjës për varfërinë e gjysmës së popullsisë.
"Fshati shqiptar po përjeton periudhën më të errët të tij. Kryeministri duhet të përgjigjet për gjendjen e rëndë të krijuar", tha Meta.
Kreu i LSI-së po ashtu i kërkoi kryeministrit që të japë përgjigje për legalizimet e mbetura në mes dhe për lidhjet e qeverisë me mafian.
"Mandati i kësaj qeverie duhet të përfundojë përpara zgjedhjeve", theksoi Meta.
Edhe në protestën e fundit të zhvilluar nga opozita, kryetari i LSI-së, Meta, ftoi qytetarët që të bashkoheshin më kërkesën e kësaj force politike për të larguar kryeministrin sa më parë.
Meta më parë ftoi edhe socialistët që të bashkonin votat në parlament për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Berisha.