E Martë, 3 Nëntor 2026

Reshje dëbore në zonat malore, qarkullim pa probleme në aksin Bogë-Theth


TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Zonat veriore të vendit janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore, ndërsa autoritetet në vend raportojnë se nuk ka problem me qarkullimin rrugor.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë përcolli sot pamje të borëpastruesve në aksin rrugor Bogë-Theth.

“Në aksin rrugor Bogë-Theth, vijon puna me mjetet borëpastruese për pastrimin e rrugëve nga dëbora. Qarkullimi vijon pa probleme”, bëri të ditur ajo.

Balluku siguroi se kompanitë kontraktore janë në terren për të garantuar një qarkullim të sigurt dhe pa problematika. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›