E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje të dendura breshëri dhe shiu në Durrës, pezullohet lundrimi

DURRES - Reshjet intensive të shiut dhe breshërit kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e qytetit të Durrësit. Zonat më problematike janë rruga te “Stacioni i Trenit”, rruga ‘Aleksandër Goga’ etj.

Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me erëra të forta, që kanë sjelle disa dëmtime në qytet. Si pasojë është paralizuar qarkullimi i automjeteve, duke sjellë edhe kaos në rrugë.

Ndërkohë, mësohet se ka pasur dhe çarje të tubacioneve të ujit në urgjencën e spitalit, duke sjellë përmbytje të ambienteve të saj. Kjo situatë në qytetin e Durrësit, ripërsëritet sa herë që ka reshje intensive dhe shkak është mosfunksionimi i kanalizimeve.

Probleme për shkak të motit të keq janë krijuar dhe në port, ku sipas kapitenerisë është pezulluar përkohësisht lundrimi në det.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›