E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nga Brukseli, kushte dhe mosbesim për Edvinin, mjerisht dhe për integrimin

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel. Sipas Berishës, kjo vizitë e Ramës nuk ka sjellë asgjë pozitive, "përkundrazi kushte dhe mosbesim ndaj qeverisë".

Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se: “ nga Brukseli kushte dhe mosbesim per Edvinin, mjerisht dhe per integrimin.... Kështu pas kërcenimeve dhe revanshit të Ramës ndaj Presidentit, opozitës, institucioneve kushtetuese, administrates, Parlamentit, vendimit të tij antikushtetues për të hequr foton e Presidentit të Republikës nga zyrat e shtetit, Presidenti Van Rompuy dhe Presidenti Barroso u shprehen se percaktuese për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë do jenë qëndrimet e qeverise ndaj: 1- opozitës, 2- të drejtave të njeriut, 3- administratës publike, 4- parlamentit, 5- luftes kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se "javet e ardhshme do të jenë kritike, vendet anëtare po vëzhgojnë me kujdes". 

Më tej Berisha shkruan: “Kryetari i Parlamentit Schultz tha se statusi mund të merret para zgjedhjeve europiane, dmth nga pranvera. Kurse ne Komisionin e Jashtem Jelko Kacin pyeti z.Rama se si do ta luftoje ai korrupsionin nëPartine Socialiste. Me fjale te tjera PS parti e korruptuar.

Sipas ish-kryeminisrtrit Berisha, “udheheqja e Brukselit ka ndjenja miqësore për Shqipërinë por e dinë se Rama ështëpolitikani i vetëm në Europë që 8 vite me rradhë bëri gjithçka për të penguar integrimin e vendit te tij ne BE. Rama dhe integrimi nuk pajtohen”. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›