Kryeministri Shqiperia vend i zhvilluar endrra qe do te behet realitet
Vitet e ardhshme, qeveria do të ndërmarrë investime edhe më të mëdha.
Një premtim të tillë, kryeministri Berisha e bëri gjatë fjalës së mbajtur në Korçë, ku gjendet për të inauguruar aksin rrugor Podgorije-Liqenas`.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të krijuar sa më shumë të ardhura për familjet korçare, për familjet shqiptare. Ky është edhe qëllimi kryesor i qeverisë”, tha në fjalën e tij Berisha.
Duke shtuar më pas se sot Shqipëria renditet e 57-a në botë për mirëqënien e qytetarëve dhe në vendin e 30-të për lirinë ekonomike, ndërsa këto arritje mbërritën falë administrimit të mirë të qeverisë dhe aplikimit të parimeve të ndershme të ekonomisë.
“Endrrat nuk mund të ndërtohen në një ditë. Por askush më shpejt se shqiptarët nuk e ndërtojnë ëndrrën e tyre. As Roma nuk u ndërtua në një ditë. Ne së bashku e ndryshuam Shqipërinë, e bëmë anëtare të NATO-s, e bëmë me infrastrukturë moderne, e bëmë që t’i shohin bukuritë e saj mahnitëse qytetarë nga e gjithë bota.
Shqipëria, vendi i zhvilluar, ëndrra që do të bëhet realitet”, tha mes të tjerash kreu i qeverisë.
Duke iu referuar më pas zhvillimeve të fundit politike në vend, kreu i qeverisë tha se drejtuesit e opozitës po e përdorin pushtetin e zgjedhësve kundër tyre.
“Votimi i ligjeve me 3/5-at është detyrë e çdo deputeti pata zgjedhësve.
Po u them se kjo nuk u bën nder atyre, ai mbetet një detyrim i çdo partie. Në fakt, opozita nuk ka votuar asnjë ligj të rëndësishëm”, tha ai.
Më tej, kryeministri përmendi edhe zgjedhjet e 8 Majit, duke pohuar se populli i dha verdiktin të djathtës me 140 mijë vota më shumë në rang vendi.
“Askush nuk do të mund ta ndalë procesin e integrimit të vendit. Rama, është i vemti politikan në Evropë që kalon nga disfata në disfatë”, përfundoi fjalën e tij Berisha.