E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetori me temperatura te pazakonta per stinen

Tetori me temperatura të pazakonta për stinën, ka përfunduar këtë fundjavë, kur termometri regjistroi një rënie prej 10 gradësh në pothuajse gjithë vendin.

Kjo fundjavë shënoi dhe mbarimin e verës së gjatë që karakterizoi Shqipërinë.

Me uljen e temperaturave janë shënuar edhe reshjet e para të dëborës në Dibër e Librazhd.

Ndërkohë i gjithë territori vendit tonë është përfshirë nga vranësirat dhe shirat me intensitet mesatar.

Shira të dendur do të bien në verilindje dhe juglindje të territorit ndërsa në pjesën tjetër të Shqipërisë shirat do të jenë të dobët.

Ditën e martë dhe në vazhdimësi pritet përmirësim i motit.

Temperaturat maksimale do jenë 23 apo 24 gradë celcius.

Sipas Meteoalbit, dallgëzimi do të shkojë deri në 4 ballë duke vështirësuar lundrimin në det.

Vendet malore do të karakterizohen nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura shiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›