Reshje të dendura shiu në Vlorë, prezencë uji në disa rrugë të qytetit bregdetar

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e orëve të fundit, kanë sjellë problematika në rrugët e qytetit të Vlorës duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Sipas medieve, situata paraqitet problematike në lagjen “Pavarësia”, por edhe në segmente të tjera rrugore, ku uji ka mbuluar një pjesë të sipërfaqes së rrugës.
Forcat e Emergjencave Civile, por edhe të Policisë Shtetit janë në terren duke u kujdesur për mbarëvajtjen e situatës, manaxhimin e trafikut dhe ndihmuar lëvizjen e qytetarëve
/e.i/a.f/