E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 50 kg lende narkotike e llojit marijuane

Një sasi prej 50 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar mesditën e sotme në autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Policia kufitare e Kakavijës gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin më targa AA 115 A1 te shoqërisë “Likometa Travel” ka gjetur dhe sekuestruar 50 kg mariuanë. Efektivët e policisë kanë arrestuar edhe dy drejtuesit e autobusit  përkatësisht Gentian Seferi 32 vjeç nga Lushnja dhe Arben Cotaj  42 vjeç nga Durrësi. Lënda narkotike ishte fshehur  në brendësi të dy parafangove të autobusit e ndarë në dy çanta me nga 25 pako secila, gjithsej 50 kg mariuanë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur origjinën e drogës dhe destinacionin përfundimtar të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›