E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet bllokojne punen ne doganen e Qafe-Thanes

Bllokohet puna në piken e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.
Pala maqedonase nisur nga moti i vështirë me reshje bore, nuk lejon asnjë mjet të kalojë nëpërmjet kësaj dogane.
Për këtë vendim është njoftuar edhe Policia Kufitare shqiptare në Qafë Thanë.
Edhe mjetet me destinacion nga Shqipëria drejt Maqedonisë nuk janë lejuar të kalojnë deri në një urdhër të ri.
Rrugët në tokën maqedonase nuk janë në gjendje për t’u qarkulluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›