E Shtunë, 31 Tetor 2026

Texas i semuri me kancer ne tru fiton maratonen

Ka qenë një garë kundër kohës ajo e fituar nga një person i sëmurë me kancer në tru. Mjekët i kanë dhënë vetëm pak vite jetë dhe ai ka vendosur t’i lërë së bijës një kujtim të paharrueshëm. Iram Leon ka marrë pjesë në maratonën e Teksas për 3 orë, 7 minuta dhe 35 sekonda. Babai 32 vjecar gjatë gjithë kohës ka shtyrë të bijën e tij 6 vjecare me një karrocë, kështu që ka qenë Kiana e vogël ajo që ka prerë shiritin e para. Mjekët i kanë thënë se Leon nuk do të arrijë moshën 40 vjecare. Që nga ai moment ai ka vendosur të kalojë sa më shumë kohë me të bijën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›