Shqiperia do strehoje 210 persona te grupit Mojahedin -E-Khalq
Shqipëria do të ofrojë strehim për 210 persona të grupi Mojahedin -e-Khalq, MEK. Ata ndodhen në Kampin "Liria", në Irak. Strehimi i tyre në vendi tonë do të bëhet për arsye humanitare, sikundër bën me dije njoftimi zyrtar i takimit të kryeministrit Berisha me Zëvendës Ndihmëssekretaren e Shtetit Barbara Leaf, përgjegjëse për Çështjet e Lindjes së Afërt. Është UNHCR që u ka dhënë disa residentëve të Kampit "Liria" statusin e refugjatit. Kryeministri Berisha tha se qeveria, sikundër iu premtua zonjës Klinton në Tiranë, po merr masat për strehim të sigurt në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e vendit. Zonja Leaf tha se kryeministri me lidershipin e tij po dëshmon dhe një herë se është një mik i vërtetë i SHBA-ve. Në takim u tha se Shqipëria po u tregon vendeve të tjera një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit të ngushtë e të sukseshëm ndërkombëtar¸ në emër të vlerave të jetës e të humanizmit.